E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i Derrit, të lehta simptomat e rasteve në vend

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar në buletinin e radhës, lidhur me ecurinë e shpërhapjes së këtij virusi në vendin tonë. Sipas te dhenave shenjat e gripit ishin te lehta, krahasuar me ato ne vendet e tjera 

TIRANE-Të gjitha rastet e shfaqura në Shqipëri me virusin A-H1N1 kanë simpoma të lehta. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar në buletinin e radhës, lidhur me ecurinë e shpërhapjes së këtij virusi në vendin tonë se shenjat e shfaqura ishin temepratuië më e ulët se 38 gradë celcius, dhembje koke, dhembje fyti, dhembje muskulare dhe lodhje. Sipas ISHP-së, vetëm dy raste të mundshme paraqesnin shenja klinike, për të cilat u gjykua shtimi në spital dhe vetëm për një rast u fillua trajtimi i menjëhershëm me Tamiflu. Të gjitha rastet e tjera nuk kanë pasur komplikacione dhe nuk janë shtruar në spital. Izolimi i tyre është kryer në kushtet e shtëpisë. Dy raste janë trajtuar në ksuhte ambulatore dhe nën mbikëqyrjen e mjekut me Tamiflu.
Në Shqipëri janë konfirmuar deri tani 8 raste me gripin e derrit dhe 11 raste të tjera dyshohen si të mundshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›