Grabitën filialin e transferimit të parave, 2 në pranga
Grabisin 150 euro në një filial të e transferimit të parave por bien mënjeherë në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Arrëz ndërsa dy të rinjtë me inicialet L.K dhe M.N janë arrestuar 60 minuta më pas.
FUSHE-ARREZ- Dy të rinj nga qyteti i Fushë Arrëzit kanë rënë në prangat e policisë pasi grabitën një shumë parash në një filial të transferimit të parave.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, teksa dy të rinjtë kanë hyrë në zyrën e transferimit të parave.
Të armatosur me thika ata kanë kërcënuar punonjësit e zyrës duke grabitur më pas shumën e parave prej 150 eurosh.
Menjëherë ata janë larguar nga zyra, por nuk kanë mundur ti shpëtojnë arrestimit.
Forcave të komisariatit të Pukës u janë dashur plot 60 minuta për identifikimin dhe më pas arrestimin e dy të rinjve me inicialet L.K dhe M.N.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej dy grabitësve policia ka mundur të gjejë dhe shumën e vjedhur prej 150 eurosh, të cilat ishin fshehur në oxhakun e shtëpisë.
(e.n/BalkanWeb)