E Diel, 1 Nëntor 2026

Skrapar, asgjësohen 250 rrënjë kanabis, 2 në kërkim

SKRAPAR- Policia e Skraparit ka asgjesuar sot 250 rrënjë kanabis. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në fshatin Back të Skraparit.

Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të dyshuar si kultivuesit e kanabasit. Ata janë shtetasi me iniciale S.Ç 26 vjeç dhe F.D 25-vjeç.

Hetimet për kapjen e tyre vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›