E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Shqipëria bllokon importin e mishit nga Kosova

TIRANE- Shqipëria bllokon sërish disa prodhime të caktuara nga Kosova. Të paktën kështu shkruajnë sot mediat kosovare.

Sipas tyre, Shqipëria ka bllokuar mishin që hyn nga Kosova, duke mos lejuar prodhuesit e mishit të eksportojnë në Shqipëri.

Shkak për këtë, thuhet se është mënyra e matjes së temperaturës së mishit gjatë transportit. 

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Burim Piraj, ka thënë për mediat kosovare se, Shqipëria aplikon matjen e temperaturës së mishit me termometër dixhital, ndërsa Kosova dhe disa vende të Evropës atë mekanik. 

Ai thotë se për shkak të këtij ndryshimi Shqipëria nuk po e lejon mishin nga Kosova të futet në vend edhe pse mishi i importuar nga Kosova ka marrë notë pozitive nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›