E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, humb jetën aksidentalisht një elektricist

MALËSI E MADHE - Një 27-vjeçar, banues në fshatin Rrapsh, Komuna Kastrat e rrethit Malësi e Madhe, ka humbur jetën aksidentalisht në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime zyrtare panë Drejtorisë Policisë Qarku Shkodër thanë se Pjeter Durgaj, me detyrë elektricist në CEZ, ka qenë duke punuar në një kabinë elektrike në fshatin Stare, Komuna Kastrat, e rrethit Malësi e Madhe dhe si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike është aksidentuar rëndë.

Me gjithë ndihmën e shpejtë të dhënë ndaj tij dhe transportimin e menjëhershëm në Spitalin Rajonal Shkodër, Durgaj, ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Policia, e mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka kryer veprimet hetimore e proceduriale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›