E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, rrëzohet për herë të dytë projektbuxheti i bashkisë

Ka dështuar sërish miratimi i buxhetit të bashkisë në Berat, duke vënë kështu në rrezik shpërndarjen e këtij këshilli. Me 16 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenime është rrëzuar për të dytën herë plan buxheti i vitit 2010 i bashkisë për këtë qytet. Mbledhja e dytë e këshillit bashkiak është zhvilluar mesditën e djeshme dhe sërish ashtu si në mbledhjen e parë

është shoqëruar me kundërshtitë e këshilltarëve të djathtë dhe ata të LSI  rreth buxhetit,i cili është konsideruar jo i denjë për qytetin. Kjo mbledhje erdhi pas tri javë pritjeje nga mbledhja e parë e këtij këshilli e zhvilluar në datën 01 Shkurt.  Datë në të cilën për herë të parë miratimi i plan buxhetit të bashkisë kaloi për miratim dhe që u nuk u miratua për 1 votë nga  mungesa e njërit prej këshilltarëve të grupit socialist. Në mbledhjen e djeshme vota kundër buxhetit ka ardhur që në fillim të takimit. Kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI, Lonik Çudari, pasi paraqiti nëpërmjet pamjeve fotografike disa prej investimeve që sipas tij vitin që shkoi janë realizuar pa cilësi ka paraqitur votën kundër duke u shprehur se paratë e taksa paguesve të hedhura jo atje ku duhet sjellin investime jo të mira. Në fund të fjalës së tij kreu i këshilltarëve të LSI, Çuedari,ende pa pritur qëndrimin e këshilltarëve të tjerë ka deklaruar votën kundër buxhetit 2010. Në kundërshtim të këtij projekt buxheti janë shprehur dhe këshilltarë të djathtë të cilët kanë deklaruar se shumë prej zërave në investime bihen ndesh me nevojat e qytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›