E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Pro fuqizimit të rolit të Këshillit të Evropës, në Kosovë

Presidenti Fatmir Sejdiu u takua ditën e djeshme me Bjorn von Sydoë, kryesues i Komisionit për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportues për situatën politike në Kosovë. Në këtë takim, u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, si dhe për progresin e arritur në dy vitet e pavarësisë së vendit tonë. Presidenti Sejdiu, me këtë rast, theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë thellë të përkushtuara që të

punojnë për tejkalimin e sfidave me të cilat ato po ballafaqohen. Po ashtu, ai e vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm me Zyrën Ndërlidhëse të Këshillit të Evropës në Kosovën duke e konsideruar atë partnere të rëndësishme në realizimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë takim u shqyrtua edhe mundësia e fuqizimit të rolit të Këshillit të Evropës në Kosovë, derisa kjo e fundit vazhdon aspiratat dhe përpjekjet e saj për integrim në këtë institucion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›