E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, shëmbet ndërtesa, vdes nën gërmadha 2 vjecari

BERAT- Një fëmijë 2 vjec ka humbur jetën nën gërmadhat e një ndërtesë, ndërkohë që një familjar i tij plagoset. Ngjarja tronditëse ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Lapardha 2, në qytetin e Beratit.

Burime të policisë së Beratit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak se ndërtesa në të cilin ndodhej vogëlushi me familjarin e tij është shembur. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i fëmijës dhe familjarit të plagosur, ndërkohë blutë e Beratit kanë shoqëruar të plagosurin në spital.

Policia nis hetimet për zbardhjen e ngarjes dhe shkaqeve të shembjes së ndërtesës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›