Durrës, arrestohen për vjedhje 2 punonjës banke

Dy punonjës banke janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen për vjedhje.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ardian Asllani, Nelion Delliallisi, punonjës në një bankë në këtë qytet pasi akuzohen për vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “fallsifikimit tw dokumentave".
Sipas hetimeve ishin konstatuar veprime të kundraligjshme të punonjësve të cilët përfituar nga pozita e tyre si oficerë kredie në bankë, kanë marrë nga debitorët përkatës shuma të ndryshme parash dhe megjithese duhet të bënin kalimin e këtyre shumave në llogari të bankës. Ndërkohë prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës, vijon hetimet mbi mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë çështje.