E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, bie nga kati i dytë i pallatit, plagoset rëndë 11-vjeçari

Një fëmijë 11-vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një pallati.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Sarandës ku 11-vjeçari me inicialet L.H është rrëzuar nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
 

Menjëherë 11-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës dhe pasi ka marrë mjekimin e parë, është nisur me helikopter drejt spitalit Ushtarak në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›