E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia kap 38 persona në kërkim brenda 1 muaji

Policia e Tiranës, brenda një muaji ka konstatuar 41 raste të armëbajtjes pa leje, arrestuar në flagrancë poseduesit e tyre si dhe ka kapur 38 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.
 

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, po vijojnë të zbatojnë më përpikmëri planin e masave "Për rritjen e efikasitetit të strukturave të policisë për rritjen e sigurisë në komunitet". Kështu gjatë operacioneve të ndërmarra janë konstatuar 41 armëmbajtje pa leje ndërkohë që autorë të përfshirë në këto vepra janë 43 shtetas nga të cilët 13 janë ndaluar dhe 27 janë ndjekur në gjëndje të lirë.
 

Po ashtu, një punë mjaft e mirë është realizuar edhe në drejtim të kapjes së personave në kërkim, ku vetëm për këtë muaj janë kapur 38 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›