E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat shfaqet bruceloza

Dy familje nga fshati Bistrovicë i Beratit janë infektuar me sëmundjen e brucelozës dhe për këtë arsye ata janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Të infektuarit kanë pohuar se pak kohë më parë kishin blerë bagëti të imta në Tepelenë, aty ku dhe supozohet se aktualisht është vatra e kësaj sëmundje. Njëra nga të sëmurat është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në fillim këto dy familje ishin paraqitur për subvencionin dhe vaksinimin e bagëtive, por punonjësit e drejtorisë së bujqësisë i kanë drejtuar për vizitë mjekësore, aty ku dhe mjeku infektiv pas analizave ka zbuluar prekjen nga bruceloza.
Inspektorët e Drejtorisë së Bujqësisë në Berat janë duke evidentuar vatrat e epidemisë dhe vaksinimin dhe asgjësimin e atyre bagëtive që janë të infektuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›