Perfaqesues te PLL-se takojne komunitetin shqiptar ne Belgjike

Përfaqësues të lartë të PLL-së, kryetari Ekrem Spahia, princi Leka Zogu dhe të tjerë kanë zhvilluar një vizitë në komunitetin shqiptar që ndodhet në Belgjikë me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Spahia theksoi se në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë duhet të kujtojmë se një pjesë e historisë lidhet me historinë e familjes mbretërore. Ai kujtoi se po përgatitet seriozisht kthimi i eshtrave të mbretit Zog në Shqipëri.