E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qe nga e diela mot me diell dhe temperatura te larta

Ditëve të plakave u erdhi fundi dhe qytetarët tashmë do të mund të ti gëzohen ditëve pranverore. Që nga dita e dielë, qytetarët do ti gëzohen diellit dhe temperaturave të larta. Dukej se ditët e dimrit ishin rikthyer sërish, por sipas qendrës metereologjike Meteoalb nuk do të ketë më ditë me shi dhe temperatura të ulëta, në të gjithë territorin e vendit. Java e fundit e prillit do të jetë me kthjellime dhe temperatura relativisht të larta.
Sipas Meteoalb javën e ardhshme temperaturat do të arrijnë deri në 25-26 gradë C ku në zonat bregdetare temperaturat maksimale mund të shkojnë deri në 28 gradë C.

Nesë jeni duke menduar për të zëvëndësuar veshjet e trasha me ato më të lehta në gardëroben tuaj mund të filloni ta bëni që pasditen e së shtunës pasi ditëve me mot të keq dhe të paqëndrueshëm u erdhi fundi dhe nga dita e djelë të gjithë do të mund t’i gëzohemi ditëve pranverore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›