Eleminim biologjik per qente e rruges

Shtimi i numrit të qenve endacakë përbën një problem për Tiranën. Ato po bëhen gjithnjë e më shumë një shqetësim publik me zhurmën që shkaktojnë, rreziqet nga kafshimi, transmetimi i sëmundjeve tek njerëzit, pasi qentë e rrugës janë mbartësit kryesorë të sëmundjeve që vijnë nga parazitët.
Për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka trajtuar 6 muajt e fundit rreth 700 qenë endacakë jo duke i vrare siç ka ndodhur më parë, por duke i vaksinuar dhe pajisur me një matrikull.
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Geron Ibrahimi u shpreh për abc neës se ndryshe nga vitet e kaluara, trajtimi i qenve endacakë po kryhet në përputhje me standardet europiane dhe ligjislacionin shqiptar.
Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, institucion që ka vënë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme për një shërbim të profesionalizuar për kafshët.
Mendohet se qyteti i Tiranës ka rreth 2500 qenë endacakë. Ibrahimi tha se strategjia që po ndiqet për të zgjidhur në mënyrë civile problemin e kafshëve të rrugës është e këshilluar nga Shoqata Ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve një organizatë aktive në mbi 50 vende të botës.