Varrezat murale zgjidhje per 10 vitet e ardhshme
Sipas censusit më të fundit mbi popullsinë në Tiranë, në kryeqytet banon rreth 30% e popullsisë së vendit. Tendenca është që edhe në 10 vitet në vazhdim, popullsia në Tiranë t’i kapërcejë një milionë banorë. Kjo trysni në rritje përfshin edhe hapësirat për varrime.
Sot në Tiranë nevojat për varrime përballohen vetëm nga dy varreza publike, përkatësisht varreza e Sharrës, e deklaruar tashmë e mbyllur dhe varreza e Tufinës, e cila po ecën drejt ezaurimit të plotë të hapësirave.
Çdo vit, kryeqytetit i duhet të përballojë kërkesat për rreth 3000 varrime, gjë që do të thotë se kërkimi për truall të ri, për t’i plotësuar këto nevoja të familjeve të Tiranës presupozon gjetjen e përvitshme të mbi 15000 metrave katrorë sipërfaqe, ku përveç varrit përfshihen edhe shërbimet mbështetëse, si rrugët, ndërmjetëse, pemët, gjelbërimi dekorativ etj. Kjo ka kosto shumë të lartë sipas nënkryetarit Panariti prandaj sipas tij në fillim synohet të fillohet me zhvendosjen e varreve mbi 40 vite të vjetra dhe pa dyshim aty ku ekziston konsensusi edhe për varre të tjera.
Kështu, sipas statistikave të shërbimit funeral të Bashkisë, përllogariten përafërsisht rreth 5300 varre, të zhvendosur në Tufinë, nga ish - varreza e Bamit në vitin 1964. Po kështu rreth 11 parcela në të dy varrezat janë varre të vjetra e shumë të vjetra me të porsalindur. Vetëm në intervalin 1964-1980 janë varrosur përafërsisht 15000 banorë.
Në këtë reformë do të përfshihen edhe varret e qytetarëve italianë të cilët janë braktisur në në Varrezat e Sharrës. Ambasadori Italian në Tiranë i dërgon një letër mirënjohje nënkryetarit Panariti për interesin e treguar.
Letra e ambasadorit italian në Tiranë Massimo Gaiani
Propozimi Juaj për të grupuar trupat në një strukturë murale, që do të vendoset pranë varrezave gjen miratimin tim të plotë dhe dëshiroj t’ju falenderoj për këtë iniciativë të rëndësishme.
Do të jetë angazhimi ynë, kontaktimi me pasardhësit e bashkëkombasve tanë, për t’i informuar lidhur me këtë iniciativë dhe deri në fund të muajit maj, t`iu vëmë në dijeni sa i përket realizimit të këtij projekti.
Shqyrtimi selektiv dhe i kujdesshëm i këtyre rasteve dhe kalimi i tyre në sistemin mural, në një mënyrë shumë dinjitoze, do të mundësonte çlirimin e sipërfaqeve të konsiderueshme nga varrezat aktuale, të cilat nga bllokimi i plotë do të mund të funksiononin edhe për 10 vitet e ardhshme.