E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, temperaturat e larta shtojnë ndejshëm numrin e pacientëve në spital

Rritja e lartë e temperaturave gjatë ditëve të fundit, ka sjellë shtimin e pacientëve në urgjencën e spitalit rajonal të Beratit si dhe në poliklinikën e qytetit dhe në Qendrat Shëndetësore të komunave. Mbipopullim ka pasur kryesisht nga pacient me virozë të stinës si dhe nga pacientë me helmime nga ushqimet (gastro-interstinale).

Ndërsa numri i pacientëve ka qenë në rritje, këto raste janë quajtur sporadike për mjekët, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë nga shërbimi mjekësor, që janë dhënia e medikamenteve sipas rasteve të paraqitura si dhe serum, kryerja e lavozheve në rastet e helmimit apo toksikimit.                                                              Sipas burimeve nga mjeku i urgjencës, Adrian Hysko ka pasur rreth 12 raste me virozë dhe 19 raste të tjera, të ardhur për pasojë të temperaturës së lartë. Mjeku Hysko shton se veç këtyre rasteve, ka edhe të sëmurë të tjerë kardiak e astmatik, që shkojnë në pavijonet përkatëse për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mjekët pohojnë në këtë rast se gjejnë rastin, që të këshillojnë këta pacientë dhe në përgjithësi të gjithë banorët e këtij qarkut e më tej, se në këto ditë, kur temperatura ka shënuar rritje të menjëhershme duhet të kihet kujdes në konsumimin e ushqimeve të ndenjura, akulloreve që dekompozitohet pas ngritjeve dhe shkrirjeve të herëpashershme. Po kështu, mjekja e fëmijëve Flora Gjani pohon se edhe pse ka kaluar faza e virozës, tek fëmijët e vegjël, këto ditë ka pasur dhe një fluks të fëmijëve të moshës nga 01 deri në 05 vjeç. Mjekja pediatre, Gjana pohon për gazetën se janë prindërit, ato që duhet të kujdesen për fëmijët e tyre dhe kur shikojnë se kanë rritje të temperaturës, duhet menjëherë të paraqiten tek mjeku më i afërt.                   Ndërsa, ajo që është më e rëndësishmja, këta prindër duhet që të kujdesen për ushqimin e fëmijëve, që këta të fundit të mos konsumojnë ushqime të ndenjura, akullore, etj. Duke parë rritjen e menjëhershme të temperaturës, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik ka marrë një sërë masash për kontrollin e tregtimit të mallrave ushqimor, që shiten rrugës dhe jashtë kushteve higjienike në rrugë poshtë pallateve, pa pasur një ambient steril. Drejtori, Irfan Dyli theksoi për gazetën se këto ditë janë marrë masa të rrepta, përsa i përket higjienës në tregtimin e ushqimit, gjë e cila ka bërë që firmat apo tregtar beratas, kanë marrë dhe ndëshkim për mosplotësimin e kushteve të higjienës në tregtimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›