Berat, tenton të vetëhelmohet me fotoksinë, në spital 33 vjeçarja
Një 33- vjeçare ka përfunduar në spital pas konsumimit të një sasie fotoksine. Tashmë ajo ndodhet në gjendje kritike për jetën. ajo ka mbërritur në spital pasditen e djeshme rreth orës 18:00 pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme helmi, fotoksinë. Kanë qenë familjarët, të cilët e kanë shoqëruar menjëherë për në spitalin e qytetit, pasi e reja ndodhej në gjendje kritike për jetën.
Burime pranë repartit të urgjencës të spitalit të Beratit bëjnë me dije se ditën e djeshme ka mbërritur në këtë repart Brunilda Guri, banuese në lagjen Kushtrim të këtij qyteti. Bluzat e bardha thanë se nga konstatimet e para u vu re se Guri ishte vetëhelmuar, pas konsumimit të shumtë të sasisë të helmit vdekjeprurës që kishte pirë dhe ndodhet në mjekimin intensiv nga mjekët. Pas ndihmës mjekësore në spital nga shërbimet mjekësore u konstatua, se 33- vjeçarja Guri në kushtet e depresionit ka pirë lëndë helmuese, fotoksinë, dhe gjendja e saj është e paqëndrueshme. Nga deklarimet e para të grupit hetimor, mësohet se e reja ka tentuar ti japë fund jetës në kushte të depresionit që ka pasur për momentin. Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve, ku tentohet vetëhelmimi me fotoksinë.
Email This Klikime: 11
Email This Klikime: 11