E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, operacioni "Autostrada" sekuestron 5 automjete luksoze të vjedhura

"Autostrada", është operacioni policor i zhvilluar ditën e djeshme, gjatë të cilit është bërë i mundur sekuestrimin i pesë automjeteve luksoze. Kanë qenë blutë e komisariatit të Fierit ato që në bashkëpunim me seksionin e luftës kundër trafiqeve të paligjshme kanë sekuestruar automjetin tip BMË me targa të Elbasanit EL 0497 C me drejtues shtetasin A. XH., banues në Vlorë; automjetin tip BMË me targa LU 0505C me drejtues shtetasin A. N., banues në Lushnje; automjetin tip BMË me targë AA 0577XA me drejtues shtetasin XH. B., banues në Fier; automjetin me targa TR 2555, tip BMË me drejtues shtetasin SH. G., banues në Fier; si dhe automjetin tip benz me targa të huaja BJ 111 MF me drejtues shtetasin R. M., banues në qytetin e Vlorës. Ka qenë një verifikim i hollësishëm ai që ka nxjerrë rezultatin se automjetet e lartpërmendura kanë rezultuar të vjedhura në Shqipëri dhe jashtë saj. Nga ana e zyrës kundër krimit të organizuar në Ministrinë e Brendshme kanë nisur ndërkohë edhe hetime të reja, ndërsa për rastet në fjalë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesit e automjeteve mbi të cilët rëndon akuza e trafikimit të mjeteve motorike.

Email This Klikime: 12

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›