E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, pronari i lokalit vret me thikë mësuesit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në qytetin e Peshkopisë, ku një mësues ka mbetur i vrarë, pasi u qëllua me thikë nga pronari i një lokali. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është Hekuran Kaleci, 57 vjeç, lindur e banues në qytetin e Peshkopisë, me profesion mësues. Nbdërsa autori i dyshuar i krimit, është Dorian Ishkurti, 26 vjeçar, lindur e banues në këtë qytet, pronar i lokalit që ndodhet në dalje të qytetit verilindor. Dëshmitarët në vendngjarje, kanë pohuar se rreth orës 01:30 të ditës së djeshme, ka ndodhur krimi i shëmtuar. Sipas tyre, Hekurani, prej disa orësh gjendej në lokalin e Janaq dhe Dorian Ishkurtit dhe nën shoqëri po konsumonte pije alkoolike. Besohet se nën avujt e alkoolit ka qenë dhe 26- vjeçari, Dorian Ishkurti, i cili në një moment, ende të paqartë për policinë, i është vërsulur mësuesit 57- vjeçar dhe e ka qëlluar me një thikë duke e lënë të vdekur në vend. Panik është krijuar gjatë minutave fatale në lokal dhe një telefonatë e mbërritur në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Dibrës, ka bërë që në pak minuta, në vendngjarje të mbërrijnë forca të shumta policore. Ata kanë arrestuar të riun, i dyshuari i vetëm i vrasjes, i cili nuk ka bërë rezistencë, duke iu dorëzuar prangave policore.

Email This Klikime: 18

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›