Berat, tenton të vetëvritet, në gjendje të rëndë 21-vjeçarja

Një e re ka tentuar ti japë fund jetës në qytetin e Beratit. 21 vjecarja nga Berati, Dashuri Shehaj, ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme paracetamolësh.
Ndërkaq, Shehaj është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit për marrjen e ndihmës mjekësore, ku po mbahet në kujdes të rreptë nga mjekët.
Mësohet se kjo është hera e tretë që e reja tenton ti japë fund jetës, ndërsa policia e Beratit bën me dije se 21 vjecarja ka qenë në gjendje depresioni në momentin që ka ndërmarrë aktin.