E Shtunë, 31 Tetor 2026

18-vjeçarja vret ish-të dashurin 45-vjeçar

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Krrabës në banesën e gjushërve të shtetases Nazmije Visha, e cila ka vrarë me armë zjarri shtetasi Fiqiri Muça, 45-vjeç, banues në Shijak, me të cilin kishte bashkëjetuar kohë më parë.

Policia e Tiranës bëri me dije se menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë dhe oficerë të hetimit të krimeve të rënda, ku u arrit në konkluzion se e dyshuara kryesore e krimit është shtetasja Visha, e cila pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri automatike 45 vjeçarin Fiqiri Muça, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Policia tha se Muça ishte gjithashtu kunati i motrës së autores së krimit. 18-vjeçarja teksa shkonte tek motra e saj, kishte përfunduar në lidhje dashurie me kunatin e së motrës, 27 vite më i madh. Vajza ishte nga fshati Zall Bastar i Tiranës, ndërsa në Kërrabë kishte shkuar tek gjyshërit, pasi prindit donin ta fejonin. Por, 45-vjeçari nuk e pranonte një fakt të tillë dhe i ishte vënë pas së resë, ku kohë më parë edhe e kishte grabitur për disa ditë.

Mbrëmë pas mesnate, erdhi akti fatal për burrin që kishte përfunduar në lidhje dashurie me një vajzë të mitur. Ai u qëllua me armë tip Kallashnikov nga e reja, që me sa dukej kishte vendosur t’i jepte fund dashurisë me kunatin e motrës.

Ndaj saj, u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të “Vrasjes”, ndërkohë që materialet procedurale, i kaluan për referim dhe ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të Vrasjes.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-08-13 08:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›