E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të rinj arrestohen me armë

 Në pranga ranë Bledar Preng Prenga, 20-vjec, lindur ne Puke dhe banues ne  Tiranë, si dhe Evis Agron Çitozi, 26-vjeç,  lindur ne Burrel dhe banues  në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë sepse dje pasdite duke qarkulluar me motorin e tyre janë ndaluar nga postblloku i policisë të Komisariatit nr. 3, ku janë kapur në flagrancë  me 1 armë zjarri pistolete e markës ”TT”,  2 karikatorë pistoletë të markës ”TT”, me 28 copë fishekë pistolete.

Ndërkohë gjate kontrollit të banesës së shtetasit Bledar Prenga u gjetën 1080 fishkë model 56, kalibër 7.62, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, se bashku me motorin që lëviznin dhe tre telefona celular. /Start/

                                                                                             2012-08-13 10:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›