E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet në erë makina në Sarandë,dëmtohet mjeti i biznesmenit

Automjeti i një biznesmeni në Sarandë është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në automjetin me targa TR 0202 M, në pronësi të shtetasit E. D., banues në Sarandë, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nr. 1” , ku si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e automjetit. Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen hetime intensive për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese, për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›