Berat, vetëhelmohet me fotoksinë 27-vjeçari
Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Beratit ku 27-vjeçari Dorian Soto ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar një sasi fotoksine.
Kanë qënë familjarët e 27-vjeçarit të cilët pasi e kanë gjetur atë pa frymë kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Dyshohet se i riu kishte humbur 5 milionë lekë në lojrat e fatit dhe kjo mund të jetë një nga arsyet për të cilën i ka dhënë fund jetës. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.