E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, banorët ripadisin Mediun, Delijorgjin, Pinarin dhe Minxhollin

Tiranë- Të plagosurit e tragjedisë së Gërdecit kanë paditur sërish në Gjykatë e Lartë ministrin e Mjedisit Fatmir Mediun, Ylli Pinarin, Dritan Minxhollin dhe Mihal Delijorgjin. Pasi sipas banorëve të Gërdecit këta persona janë  shkaktarët e tragjedisë dhe si pasojë e saj banorët janë plagosur rëndë.

Ndërkaq Gjykata e Lartë pasi shqyrtoi padinë shpalli moskompetencën e saj për gjykimin e çështjes ndaj Pinarit, Delijorgjit, Minxholit dhe gjykimi i tyre i kaloi Gjykatës së Tiranës.

Ndërsa Gjykata e Lartë do të marrë në gjykim padinë kundër ministrit Mediu, për të cilën mbetet për t’u parë nëse do vendoset ti hiqet imuniteti.

Çështja Gërdeci ndodhet në fazen e leximit të konkluzioneve të mbrotjes, por ende s’është dëgjuar mbrojta e Minxhollit, Pinarit dhe Delijorgjit. Nga ana tjetër, më herët prokuroria në pretencën e saj kërkoi shpalljen fajtor për të gjithë të akuzuarit.

Në shpërthimin e 15 marsit 2008 humbën jetën, në fshatin Gërdec, 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën rëndë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Çështja “Gërdeci”, sot pritet leximi pretencës Tiranë- Pretenca për çështjen Gërdeci pritet të lexohet sot. Seanca...
  2. “Gërdeci”, vazhdon të bllokohet pretenca Tiranë- Shtyhet sërish seanca e leximit të pretencës për çështjen...
  3. Dosja “Gërdeci”, shtyhet sërish seanca Tiranë- Shtyhet sërish sot seanca gjyqësore për çeshtjen e shpërthimit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›