Topi-Josipoviç: Statusi, dhurata e duhur për 100-vjetorin e pavarësisë
TIRANË - Pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, presidenti kroat Ivo Josipoviç dhe kryetari i shtetit shqiptar dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku theksuan nivelin e mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndërsa garantoi se Kroacia do të mbështesë vendet e rajonit në rrugën e integrimit euroatlantik, presidenti Josiopviç theksoi se marrja e statusit kandidat në100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të ishte një dhuratë e madhe për vendin.
Nga ana e tij, presidenti Topi nënvizoi se Shqipëria po bën shumë për të merituar statusin e vendit kandidat për në BE, duke theksuar se kohët e fundit po vihet re një stabilitet politik dhe frymë bashkëpunimi mes palëve.
“Kohët e fundit po vihet re një stabilitet politik, ka një rikthim tek bashkëpunimi parlamentar, gjithsesi është raporti i studentëve me profesorin, ndonjëherë studenti kërkon më shumë se ç’meriton nga profesori, e vërteta është se ne po bëjmë shumë, që në këtë vit jubilar të marrim statusin për vend kandidat në BE”- deklaroi Topi.
Presidenti Topi pret homologun kroat, Ivo Josipoviç
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç nisi vizitën zyrtare dyditore në Tiranë, i ftuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Josipoviç u prit fillimisht nga presidenti Topi në Pallatin e Brigadave, ku u zhvillua edhe një ceremoni e posaçme.
Axhenda zyrtare e Presidentit kroat parashikon bisedime mes dy presidentëve, nënshkrim të një marrëveshje dypalëshe mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti Josipoviç pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Gjithashtu, Presidentit kroat do të japë një leksion në Universitetin e Tiranës, si dhe do të zhvillojë vizita në qytetin e Durrësit dhe në Kalanë e Krujës.
(er.nu/BalkanWeb)