Fier, përplasën me makinë dy persona, arrestohen nga policia

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të cilët duke drejtuar automjetet e tyre kanë aksidentuar dy persona ku njëri prej tyre ka humbur edhe jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 36-vjeçari Robert Rrapushaj, pasi në vendin e quajtur "Rrotondo e Sheqit" në dalje të qytetit të Fierit, duke drejtuar automjetin me targa AA 047 AK, ka aksidentuar rëndë shtetasin me iniciale Spiro T. 78 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 28-vjeçarin Djego Musai pasi në rrugën kryesore të qytetit të Patosit përballë pallatit të Kulturës, duke parkuar mjetin e tij me targa greke ZMK 1437 ka goditur shtetasin Laver A. 62 vjeç. Sipas policisë gjendja e 62-vjeçarit paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë materialet në ngarkim të dy personave të arrestuar i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier, për veprën penale "Shkelje e rrregullave të qarkullimit rrugor".