E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, vodhi 200 mln lekë në shtëpinë e biznesmenit, pranga grabitësit të tretë

TRIANE- Vihet ne prangat e policisë edhe personi i tretë i grabitjes së banesës së biznesmenit, e cila bëri bujë në qytetin e Beratit, pasi shuma e vjedhur në të, arrinte në 200 mln leke.

25-vjecari Miri Kabilo, është arrestuar nga blutë e Beratit, mbrëmjen e se enjtes, ndërsa mësohet se ai fshihej në një banesë në lagjen ‘Clirim’. Grabitja ndodhi me 13 korrik të këtij viti, në banesën që është në pronësi të shtetasit Edmond Piti, ndërsa policia arrestoi dy prej autoreve, Valter Kabilo 21-vjec, Edison Cobo 40-vjec.

Mësohet se biznesmeni ishte duke dalë nga shtëpia, në kohën që dy persona të armatosur dhe maskuar e prisnin atë tek dera. Menjëherë më pas autoret e grabitjes e kane detyruar atë të futet në banesë, dhe nën kërcënimin e armëve kanë mësuar prej tij edhe vendin ku ndodheshin paratë. Biznesmeni Edmond Piti, kishte në pronësi një karburant në ‘Urën Vajgurore’ dhe dy biznese të tjera në Tiranë.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›