Tiranë, dy automjete përplasen me njëra tjetrën, një i plagosur rëndë
TIRANË - Një aksident automobilistik është shënuar gjatë orëve të vona të ditës së enjte në rrugën ‘Njazi Meka’ në kryeqytet.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri tip ‘Benz’ me targë TR 9342 P dhe një mjet tjetër me targë TR 7073 N, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve ka mbetur i plagosur shtetasi F.Neza, i cili është dërguar me urgjencë për në spital, nga ku konstatohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
(a.k/BalkanWeb)