Formesohet nga 8153 copa bronzi mburoja e zbuluar ne Apoloni ne 83-n
Pas 20 vitesh punë nga restauruesi Ferderik Stamati formësohet nga 8153 copa bronzi në një mburojë unikale që i përket shekullit të 4-t para erës sonë.
Kjo mburojë ceremoniale është zbuluar në vitin 1983 nga gërmimet arkeologjike në Apoloni.
Kjo është një mburojë unikale për Shqipërinë dhe me një vlerë të veçantë për gjithë botën sipas Stamatit.
Mburoja e zbuluar në vitin 1983 në Apoloni, e cila i përket shekullit 4 para erës së re nga 1953 copa përmes punës heroike prej 20 vitesh nga restauruesi Ferderik Stamati ka arritur të vijë në formën më të mirë të mundshme.
Stamati na bën me dije se kjo mburojë prej bronzi është një objekt me vlera të rralla jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë botën.
Puna restauruese ka arritur drejt fazës finale, tashmë po punohet për pjesën integrale dhe estetike të mburojës ceremoniale
Ndërkohë që Ilir Zaloshnja i cili ka qenë pjesë e ekspeditës shkencore na paraqet skicën e vitit 1983 të zbulimit të mburojës unikale.
Mburoja pas fazës përfundimtare do të prezantohet në një ceremoni të veçantë dhe më pas, pritet të ekspozohet në muzeun e Apolonisë ose në Muzeun Kombëtar.