E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, vritet një person, plagoset edhe i biri dhe vëllai i viktimës

Share

Një person është vrarë gjatë pasdites së sotme në Berat, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur edhe djali dhe vëllai i viktimës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Poshnje të Beratit, brenda një lokali.

Sipas burimeve të policisë, pas një sherri në lokal është qëlluar me armë dhe si pasojë është vrarë Gezim Protoduari. Plumbat e kanë plagosur edhe Sako Protoduarin dhe Eduart Protoduarin, përkatësisht vëllai dhe djali i Gëzim Protoduarit.

Policia ka nisur hetimet për krimin e rëndë, ndërsa të dyshuarit kryesorë për këtë ngjarje janë dy vëllezërit Besnik dhe Bedri Ibrahimi.

Krimi mendohet se është kryer pas një konflikti të gjatë që kanë pasur dy palët në lidhje me një pronë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›