E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e viktimave të Gërdecit, peticion Gjykatës së Apelit

Zamira Durda, nena e Edisonit 7-vjeçar qe humbi jeten ne 15 mars 2008 ne Gerdec / Foto arkiv

Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë dorëzuar në Gjykatën e Apelit një peticion përmes të cilit i kërkojnë këtij institucioni seriozitet dhe profesionalizëm në  trajtimin e kërkesave të prokurorisë në lidhje me çështjen Gërdeci.

Kërkesat e peticionit të Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Gërdecit

1. Gjykata e Tiranës të zbardhë pa vonesë vendimin e plotë me qëllim për të mundësuar apelimin nga Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit ligjor prej 10 ditësh.

2. Prokuroria ta çojë deri në fund, në përputhje me sa dikton ligji, këtë proces që përfshin interesin e të gjithëve.

3. Gjykata e Apelit Tiranë të trajtojë me precedencë absolute ngjarjen e Gërdecit. Në vendimin e saj të tregojë seriozitetin dhe profesionalizmin e domosdoshëm në trajtimin e çdo kërkese nga ana e institucionit të Prokurorisë.

4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi tejet të zgjatur.

5. Institucionet shtetërore të lartpërmendura të trajtojnë pa vonesë dhe brenda kompetencave të veta çdo kërkesë legjitime të familjarëve të viktimave të Gërdecit.

6. Ministri i Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrin e Financave, dhe Gjykatën e Tiranës të marrin masat përkatëse për të përjashtuar familjarët e viktimave të Gërdecit nga detyrimi për pagimin e taksës gjyqësore, duke u garantuar kështu aksesin në gjykatë dhe në drejtësi.

Gjykata e Tiranës i dha fund maratonës gjyqësore katërvjeçare të procesit Gërdeci dy javë më parë. Ajo dënoi me 98 vite burg në total disa prej të akuzuarve. Por familjarët e viktimave kanë kërkuar rishqyrtimin e çështjes në Apel.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›