Berat, zjarr pranë kalasë

Një vatër zjarri është shfaqur në pjesën perëndimore të Kalasë së Beratit.
Zjarri fillimisht ka djegur barishtet dhe shkurret dhe me pas ka filluar të djegë edhe pemët.
Banorët e lagjes Kala të cilët kanë vënë re zjarin kanë sinjalizuar menjëherë zjarrfikëset.
Megjithë terrenit jo të favorshëm, pasi rrugicat e ngushta pengojnë kalimin e mjeteve të motorrizuara zjarri është vënë në pak minuta nën kontroll pa dëmtuar shtëpitë aty pranë.