E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja e Ohrit, Meta letër urimi Miloshovskit


Ministri i Jashtëm, Meta i ka dërguar një letër urimi homologut Antonio Miloshoski në 9-vjetorin e marrëveshjes së Ohrit. Në letër zoti Meta pohon se marrëveshja ka rëndësi të jashtëzakonshme ndaj duhet të zbatohet në të gjitha nivelet e saj. "Zbatimi i marrëveshjes është garanci për stabilitetin", shkruan Meta.
Ministri e ka cilësuar bashkëpunimin mes dy vendeve si të shkëlqyer.

Në fund të mesazhit të tij, Meta shpreh bindjen e tij se " vetëm me vullnet politik pozitiv dhe bashkëpunim konkret praktik në të gjitha fushat bëjmë më të mirën për realizimin sa më shpejt të qëllimeve të përbashkëta për integrim në strukturat evropiane dhe për zhvillimin e qëndrueshëm e demokratik të rajonit tonë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›