E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpritet puna në komunat e bashkitë e PBDNJ-së

PBDNJ nëpërmjet kryetarit të saj, Vangjel Dule njoftoi ndërprerjen e punës për 60 minuta në komunat dhe bashkitë e drejtuara nga kjo parti.

Puna u ndërpre për një orë në Komunën Qendër dhe Bashkinë e Himarës nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Ndërprerja e punës sipas zotit Dule u krye për të protestuar për vrasjen e 35 vjeçarit, Aristotel Gume.

Aktiviteti i pushtetit vendor në këto dy njësi u pezullua për 60 minuta edhe pse drejtuesi i mjetit, me të cilin u përplas 35 vjeçari Gume, u vetëdorëzua dhe Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit burg pa afat për të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›