Opozita, fakte te reje per Albana Vokshin

Sipas deputetit Shalsi, bashkeshorti i deputetes Vokshi e ka kompanine e tij ne bashkëpunim me Rrahman Selmanllarin, per te cilin PS, akuzon per lidhje te forta me familjen e kryeministrit.
“’Vision Construction sh.p.k.’, kompani në bashkëpronësi te zotit Tartari dhe të një emri të njohur si për opinionin publik ashtu edhe për Kryeministrin. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha, pra rezulton të jetë aksioneri tjetër i kësaj kompanie. Nuk mund të shmangesh dot pikëpyetjet në lidhje me bizneset e bashkëshortit të Vokshit me mikun e ngushte te Shkëlzen Berishës”, tha deputeti socialist Eduart Shalsi.
Partia Socialiste ka kerkuar me ane te kesaj konference per shtyp qe palet e perfshira nga akuzat e saj per korrupsion te pergjigjen publikisht.