E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati, 3 vjet në UNESKO, asnjë ndërhyrje

BERAT- Qendra historike e Beratit është zona më e frekuentuar dhe më joshëse për turistët. Çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj të tërhequr nga lashtësia vizitojnë lagjet muzeale, ku pas hyrjes në UNESCO vëmendja është përqendruar totalisht.


Por në këtë zonë mungojnë investimet në lidhje me ecurinë e mirëmbajtjes dhe restaurimeve. Në 3 lagjet muzeale Mangalem, Goricë e Kala janë rreth 490 banesa karakteristike të braktisura të cilat kërkojnë investime të herëpashershme për t'i qëndruar kohës. Sipas drejtorit të Monumenteve të Kulturës në Berat, për vitin tjetër parashikohen investime deri ne 85 ndërhyrje e riparime, përfshirë këtu kishat, Teqenë e Backës, urën e Velabishti dhe një pjesë të murit të kalasë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›