Leonardo beson:Mund të bëjmësërish tripletë
ITALI- Champions? Jo, më përpara është kampionati. Interi do të përballet të premten në mbrëmje me Breshian, ndërkohë që tekniku Leonardo kërkon që futbollistët ta harrojnë përballjen në mesjavë kundër Bajernit të Mynihut. Arsyeja është e qartë: në fazën e parë, Breshia arriti të merrte një barazim 1-1 në “San Siro”, duke e futur më pas Interin në krizë. “Janë një skuadër që mund të luajë në shumë mënyra, me një apo dy sulmues. Shpesh duken me tre mbrojtës, por bëhen shpejt me katër”, tha Leonardo për ekipin kundërshtar. Edhe në sfidën e nesërme, Interi do të jetë pa një pjesë të mirë të titullarëve, duke nisur nga Milito, Samuel, Kivu, Kambiaso dhe Tiago Mota. Më pas, të martën do të jetë sfida kundër Bajernit në “Allianz Arena”, për të tentuar përmbysjen e humbjes 0-1 në “San Siro”. “Ndjehemi gati për të avancuar në Champions, ashtu si në kampionat dhe nuk mendoj se kjo është e ekzagjeruar. Them se mund të bëjmë sërish tripletë”, tha Leonardo.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)