E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, vdes nga shpërthimi i predhës, prokuroria hetim në 2 pista

BERAT- Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet për vdekjen e shtetasit Fatos Dyrmishi, 42 vjec nga fshati Bigas, të cilit pak ditë më parë i ka shpërthyer një predhë në dorë.

Hetimet e prokurorisë kanë nisur pas ankesave të banorëve, ndërsa mësohet se janë përqendruar në dy pista, nëse vdekja është aksidentale apo e shkaktuar nga pakujdesia e ushtarakëve, duke qenë se shpërthimi i predhës ka ndodhur shumë pranë një zone ushtarake.

Pista e parë, ajo e vdekjes aksidentale lidhet me municionet e mbetura jashtë repartit pas vjedhjes që atij iu bë në vitin 2007, ku krahas armatimeve ka pasur edhe municione të luftës II Botërore.

Pista e dytë e hetimt është ajo e moszbatimit të rregullores teknike të sigurimit dhe shkelje të rregullores ushtarake.

Ngjarja ndodhi para tre ditësh, ku 42-vjecarit i shpërtheu predha pasi kishte tentuar të shkëpuste djegoren. Mjekët theksuan se shkak i vdekjes ishte shpërthimi i djegores pasi pjesë metalike të shumta u gjetën në trupin e 42-vjecarit.

Djegorja e predhes është gjetur nga punëtori jashtë mureve të një reparti të demontimit të armëve ku punëtorët hidhnin pjesët e djegoreve të predhave.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›