E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, historia e 10-vjecares në News24, spitali: Nesër niset për Tiranë

KORCË- Pas publikimit në TVNews24 të historisë së Rebeka Huqit, vajzës 10-vjecare nga Korca, e cila lufton cdo dikë me vdekjen, për shkak të një sëmundjeje të rëndë, e nisur në formën e azmës në moshën 1-vjeçare, ka reaguar Drejtoria e Spitalit të Korcës.

Drejtoria e Spitalit shprehet se rasti i vogëlushes nuk është i pazgjidhshëm, ndërkohë që bën me dije se 10-vjecarja do të niset nesër në Tiranë për mjekime më të specifikuara në kirurgjinë e pediatrisë në Qëndrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

10-vjecarja nga Korca, që prej moshës 1-vjecare nuk jeton si të gjithë bashkëmoshatarët e saj për shkak të sëmundjes, ndërkohë që familjarët shprehen se nuk kanë mundësi për të përballuar shërimin e saj. 
(el.me/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Korçë, 10-vjeçarja lufton me vdekjen, familja apelon për ndihmë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›