E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matrapazët e naftës, prokuroria jep pretencën

Tiranë- Organi i akuzës ka dhënë sot pretencë për të akuzuarit e skandalit me naftën bruto. Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën e saj për 12 të pandehurit e skandalit të naftës ‘Vergine’ ku ka kërkuar 4 vjet burg për biznesmenin Iljaz Fisheku i akuzuar për mashtrim në bashkëpunim dhe 2 vjet burg për Edmond Ferrajn.

Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar gjithashtu 1 vit e gjysëm burg dhe një gjobë prej 500 mijë lekësh për shtetasin Arjan Daci i cili akuzohet për falsifikim dokumentash.

Teska 6 muaj burg është kërkuar nga organi i akuzës për secilin nga 9 të pandehurit e tjerë të përfshirë në skandalin e naftës.

Më herët në seancën e 29 Shkurtit disa nga të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar përmes kërkesave të paraqitura nga avokatët e tyre. Përveç Elezajt, Kasajt dhe Ramës të cili s’kanë pranuar akzuat duke iu fshehur drejtësisë.

I pëfshirë në këtë skandal biznesmeni i karburanteve, Hajri Elezaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar së bashku më Bledar Ramën dhe Dashamir. Skandali i naftës Vergine doli pas denoncimeve të ish-ministrit të METE-s, Dritan Prifti i cili tha se naftë e papërpunuar shitej brenda vendit në një kohe që në dokumenta figuronte sikur kishte dalë jashtë vendit për qellime eksporti.

Të gjithë të pandehurit, akuzohen për kontrabandë, pasi naftën e papëprunuar, vergine, e deklaronin në dokumenta sikur e dergonin jashtë për përpunim, në fakt ua shisnin me çmim të lirë distributorëve shqiptare të cilët e përzienin me naftën e importit duke ua shitur pronarëve të automjeteve. Në këtë menyrë, u është shitur shëqiptarëve 17 mijë tonë naftë vergine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›