E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov : “Me Shqipërinë, të kënaqur dhe me 1-0”

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
Albania-sport
-Lojtari me i njohur te kombetares bullgare Dimitar Berbatov , i cili luan në Angl me Tottenham Hotspur ka dhënë një intervistë në mediat bullgare për ndeshjet e fundmarsit. Berbatov gjatë intervistës ka dhënë edhe mendimin e tij për ndeshjen me Shqipërinë, që do të luhet në Sofje, më 28 mars 2007. Ja dhe pjesa qe flet per kombetaren shqiptare : A shqetesoheni nga emrat e njohur qe ka kombetarja Shqiptare ? -Nuk eshte e thene se shume emra te njohur , bejne nje kolektiv. Megjithate , dihet se shqiptaret kane nje skuader shume te forte. Jam shume i sigurte qe ndeshja nuk do te jete aspak e lehte. Nuk duhet te hutohemi dhe te presim se do marrim rezultate si 4-0 apo 5-0. Kjo s`ka per te ndodhur. Per ne eshte e rendesishme fitorja, prandaj dhe duhet te jemi shume te kenaqur me nje rezultat 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›