Saftig: “Vata të bind Mavraj të jetë pjesë e Arminias”

Nga Gjermania, Sami Bacaj
Futbollisti i SV Darmstadt 98, Mërgim Mavraj- është në listen e blerjeve të Arminia Bielfeld për sezonin e ardhshëm. Lojtari i U 21 të Gjermanisë ka shtuar interesimin e tre ekipeve të Bundesliga, VfL Bochum, Eintracht Frankfurt dhe Arminia Bielefeld. Menaxheri i Arminias, Saftig u shpreh: " Ne jemi të interesuar për Mavraj. Darmstadt po kërkon një dëmshpërblim te madhedhe ne na duhet të presim përfundimin e sezonit. Nwse Darmstadt bie nga kategoria, atëherë do kete një cmim me të lirë. Megjithate, ne kemi konkurrencë edhe nga ekipet tjera të Bundesliges". Cili është roli i Fatmir Vates në këtë mes? Saftig: " Mavraj e adhuron Vaten. Ne i kërkuam Vates, që ai te mundohet ta bindë atë që të nënshkruaj për ne. Ne nuk mund ta bezdisim atë shumë, Vata është një futbollist tek Arminia dhe nuk vendos se kush do blihet dhe kush do shitet. Ai duhet të koncentrohet për mbijetesën në Bundesliga. Prandaj, në fund të kontratës ne mendojmë qe do mbetet pjesë e Arminias dhe kjo është një plus i madh për Mavraj "