E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kicker: Baric, pasuesi i Brigel, me probleme shëndetsore

Albania-sport- Mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje situatës të pazakontë që po përjeton trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Oto Baric.
Siti prestigjioz kicker.de informon lexuesit e saj në lidhje me faktin se Oto Baric do të mungojë në ndeshjen kualifikuese të Euro 2008 kundër Sllovenisë në Shkodër.
"75-vjecari po vuan prej ditësh prej presionit të lartë të gjakut dhe shqetësimeve në frymëmarrje. Ditën e martë kroati vendosi të mos udhëtojë për të drejtuar ndeshjen", shkruan Kicker, që citon faktin se Baric ka qenë më parë edhe trajner i Vfb Shtutgartit në Gjermani dhe se është pasuesi i gjermanit të njohur, Hans Peter Brigel.
Gjithsesi opsioni që Baric të drejtojë Shqipërinë në transfertën e Sofjes me Bullgarinë mbetet i hapur.
Kicker nënvizon dhe një fakt tjetër, atë të legjionarëve "gjermanë" që marrin pjesë në Kombëtaren shqiptare: pranë kapitenit të Hanover 96, Altin Lala dhe sulmuesit të Hamburgut, Besart Berisha është dhe Edmond Kapllani, sulmuesi i kryesueses së Bundesliga 2, Karlsruhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›