E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi: “Te Ried, më vështirë se te Tirana”

Nga Dash Frashëri
INTERVISTE EKSKLUZIVE
- "Dy gola në kampionat? Më vjen mirë që filloi kështu aventura ime në Austri". Kështu është shprehur për Albania-sport.com, Hamdi Salihi i etiketuar nga trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, si "Gerd Myleri i Shqipërisë" Salihi është i vetëdijshëm për forcën e tij dhe për vështirësitë e ambientimi te skuadra e re e tij, SV Ried, për fanellën jeshile të së cilës ka shënuar gjashtë gola, katër në miqësore dhe dy ndeshjet që jeni aktivizuar deri tani në kampionat. "Edhe golat e realizuar, por dhe lojërat e mira që kam zhvilluar, më kanë lehtësuar shumë në komunikimin me pjesën tjetër të ekipit dhe, vecanërisht me fansat e SV Ried, që njihen në të gjithë Bundesligën austriake për natyrën e zjarrtë të tyre. Objektivi i klubit SV Ried është gjithmonë pjesëmarrja në aktivitetet që organizon UEFA. Ried, vetem një stacion? Në fakt doja të shkoja në një klub që ka më shumë reklamë dhe vemendje në Europë, duke mënjanuar oferta nga skuadra të tilla si nga Ukraiana, Turqia apo vende të tjera. Kuptohet që më duhet të punoj shumë fort për të tërhequr edhe vemëndjen e klubeve të mëdha europiane, ku nuk përjashtohen kurrsesi ato italiane", përfundon Salihi për albania-sport. Salihi, pas mungesës në miqësoren me Maqedoninë (0-1) është rikthyer në Kombëtare për dy ndeshjet kundër Sllovenisë (24 mars 2007) dhe Bullgarisë (28 mars 2007), ndërkohë që nuk ka munguar në ato kundër Bjellorusisë (2-2), Rumanisë (0-2) dhe Holandës (1-2)."Dy gola në kampionat? -Më vjen mirë që filloi kështu aventura ime në Austri. Për të qenë i sinqertë, kam patur edhe frikë, pasi e konsideroja shumë të vështirë integrimin me skuadrën time të re. Edhe golat e realizuar, por dhe lojërat e mira që kam zhvilluar, më kanë lehtësuar shumë në komunikimin me pjesën tjetër të ekipit dhe, vecanërisht me fansat e SV Ried, që njihen në të gjithë Bundesligën austriake për natyrën e zjarrtë të tyre. Trajneri i SV Ried, Helmut Kraft, shprehet në mënëyrë të vazhdueshme me konsiderata superlativa për ju dhe me epitete të tilla si "Salihi është një gjahtar i lindur goli". - Trajneri Kraft ka një komunikim shumë të mirë me të gjithë lojtarët dhe për këtë vecanti vlerësohet shumë edhe në ambientet e austriake të futbollit. Shpresoj shumë se besimin që Kraft dhe drejtuesit e klubit kanë treguar ndaj meje, t'ua shpërblej dhe të mos i zhgënjej. SV Ried, nga një ekip që në përfundim të fazës së parë ishte në zonën e ftohtë në një ekip që lufton për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Sa ka ndikuar Salihi në këtë ndryshim thelbësor? - Objektivi i klubit SV Ried është gjithmonë pjesëmarrja në aktivitetet që organizon UEFA. Edhe sezonin e kaluar SV Ried morri pjesë në Kupën UEFA. Të gjitha ekipet janë shumë afër njeri-tjetrit me pikë. Me një fitore mund të dalim direkt në vendin e dytë, ndërsa me dy humbje mund të rrëzohesh menjëherë në vendin e gjashtë apo në zonën e ftohtë. Për shqiptarin tjetër që luan te SV Ried, Sulimanin, je shpehur gjithmonë me konsiderata. - Është njeriu me të cilin unë ri në pjesën më të madhe të kohës. Me Sulimanin kemi afërsisht një moshë. Për cdo gjë jashtë futbollit me ka ndihmuar jashtëzakonsisht shumë. Ndërsa në fushë, Emini është ndër dy-tre lojtarët më të mirë të skuadrës. Unë besoj se e pret një e ardhme e madhe. Ai është pjesë e Kombëtares austriake U-21 dhe shpreson se shumë shpejt do të jetë pjesë e asaj "A". Hamdi në shtypin austriak është botuar një deklarim i juaji se SV Ried është vetëm stacioni i parë i aventurës tënde në Europë. Dicka më shumë? - Po është e vërtetë. Ky është edhe objektivi im të cilën e kam pasur në kokë qysh kur luaja për Vllazninë dhe Tiranën në Shqipëri. Në fakt doja të shkoja në një klub që ka më shumë reklamë dhe vemendje në Europë, duke mënjanuar oferta nga skuadra të tilla si nga Ukriana, Turqia apo vende të tjera. Kuptohet që më duhet të punoj shumë fort për të tërhequr edhe vemëndjen e klubeve të mëdha europiane, ku nuk përjashtohen kurrsesi ato italiane. Salihi, keni shënuar gjashtë gola, katër në miqësore dhe dy ndeshjet që jeni aktivizuar deri tani në kampionat. Në Shqipëri keni qenë shumë prodhimtar. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar (29) dhe i larguar me 13 gola nga Tirana, në më pak se gjysmën e sezonit. - Është normale që në fillimet e mia në Austri të mos shfaq plotësisht potencialin tim të plotë. Unë e them me bindje, dhe jo për vetëm për veten time, se është shumë e vështirë të shënosh vazhdimisht në kampionatet e huaja, ku dhe skuadrat janë thuajse të një niveli dhe kampionati është i vështirë. Te Tirana, skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar, krijohen shumë raste për gol. Te Ried ke vetëm një ose dy raste për gol dhe ato duhen shfrytëzuar maksimalisht. Sërbi Damjanovic po shfaqet si partneri juaj në sulm, kur në fazën përgatitore të SV Ried është shfaqur më shumë si zëvëndesuesi juaj? - Damjanovic është lojtari me të cilin kam luajtur gjatë të gjitha ndeshjeve të fazës së dytë. Kemi bërë ndeshje të mira bashke dhe jemi kuptuar shumë, ku kemi marrë dhe nota pozitive për lojën. Ai është një sulmues, ashtu sikundër dhe unë, që vlerësohet nga stafi teknik. Një tjetër sulmues është dhe koreani Seo, 34 vjec dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare, pasi ka marrë pjesë me kombëtaren Koresë në tri Botërorët e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›