Berbatov, e ardhmja është në dyshim
Karriera ndërkombëtare e kapitenit të Bullgarisë, Dimitar Berbatov, mund të jetë drejt fundit. Shkak janë bërë paraqitjet zhgënjyese në eliminatoret e Botërorit 2010. Në dy ndeshjet e tetorit, bullgarët barazuan pa gola me Italinë dhe Gjeorgjinë dhe Berbatov ishte në qendër të kritikave. Zv/presidenti i federatës, Leçkov, tha: "Ai vrapoi vetëm 2000 metra kundër Italisë, kur normalisht gjatë 90 minutave lojtarët vrapojnë nga 9000 deri në 11000 metra. Është kapiteni e duhet të japë shembullin i pari".