Milan, Galiani mirëpret Bekhamin
Nëse David Bekham dëshiron të stërvitet me Milanin, nuk ka asnjë problem. Kështu ka thënë Galiani në një transferim të mundshëm të "As"-it të Galaksi. Me rastin e prezantimit të sponsorëve të klubit kuqezi, Galiani ka nënvizuar se si "Ronaldinjo e ka transformuar Kupën UEFA në një Champions League, të paktën për efekte komerciale". Ndërkohë që do të jetë negativ bilanci financiar i Milanit në fund të vitit, më shumë se vitet e kaluara. "Do të ndodhë, thotë ai, për të gjitha skuadrat e mëdha".