E Diel, 1 Nëntor 2026

Berbatov vazhdon me Unitedin?

Gjithçka kthehet nga fillimi. Dimitar Berbatov nuk do të largohet nga Manchester Unitedi, siç flitej së fundmi.

Sipas mediave angleze, sulmuesi bullgar mund të mbetet tek 'Djajtë e Kuq' edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Tabloidi 'The Sun' shkruan se përfaqësuesi bullgar e ka bindur sërish menaxherin Sir Alex Ferguson pas paraqitjeve të fundit dhe se ai mund ta vazhdojë kontratën edhe për një vit me ekipin nga Old Trafford. Për Berbatov flitej se mund të rikthehej në Leverkusen, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›