Gati kontrata për Guardiolën

Pep Guardiola mund ta vazhdojë eksperiencën me Barcelonën edhe për një vit. Gjatë ceremonisë së mbajtur në Londër, ku gjiganti katalunas u zgjodh ekipi më i mirë sportiv i vitit, presidenti Sandro Rosell ka folur për të ardhmen e trajnerit spanjoll.
"Guardiola është trajneri më i mirë i të gjitha kohëve. Vazhdimi i kontratës së tij do të arrijë, është gjithçka gati. Do të nënshkruajë kur ta shohë se është momenti më i përshtatshëm. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, do të thotë se dëshiroj të provojë gjëra tjera, por ne dëshirojmë të vazhdojmë me të", tha Rosell.